Teksa kryeministri Rama u fut në sallën e fakultetit të Arkitekturës për të zhvilluar një takim me disa studentë dhe pedagogë të këtij fakulteti, një nga studentet e pranishme kja debatuar me kreun e qeverisë.
Ajo i është drejtuar kryeministrit duke i thënë se ai nuk do dialog por i pëlqen të monologojë dhe se nuk i pranon fyerjet e kreut të qeverisë ndaj studentëve.
Pas kësaj ajo dhe një pjesë e studentëve janë larguar nga salla e mbledhjes.
Debati
Studentja: Kush fjalë konsiderohen ofenduese për ju. Zhvatje me vetëdije, sipas jush është ofenduese?
Rama: Skandaloze
Studentja: Pse? Sepse ajo po bëhet realisht.
Rama: S’ta shpjegoj dot.
Studentja: Unë e kuptoj, dhe mbrëmë nuk më dhatë përgjigje.
Rama: Rrezik pasi më ke shkruar atë fjalë të kam thënë që…
Studentja: Jo ta them unë çfarë me keni thënë, “gjatë gjithë këtyre ditëve jeni treguar në një nivel shumë të lartë dembelash mendorë”.
Rama: S’është fjalia ime kjo.
Studentja: Është fjalia juaj (tregon celularin). Më keni marrë në telefon në orën 10:30, të mbaroj unë pastaj fol ti. Se kështu po ja bën të gjithëve. “Ti dhe kushdo që mendon si ti mua më merr të keqen për zhvatjen me vetëdije”.
Rama: Ekzakt, tani po.
Studentja: Më fal, ça jemi ne për ju, ça jemi, lolo të qeverisë?
Rama: Qetësohu. Unë i respektoj të gjithë ata që mua më shkruajnë.
Studentja: Nuk respekton asnjë z.Rama.
Rama: Prit moj, ta shpegoj.
Studentja: Jo. S’ke çfarë më shpjegon. Ju nuk doni dialog, doni monolog me veten. Nuk na bleni dot siç keni blerë 1000 FRESSH-ista. Zërin tonë do e dëgjoni. Nuk na ulni dot. Ju nuk doni të dëgjoni, vetëm të flisni vet. Kush do të dëgjojë monolog le të rrijë këtu. Ne po largohemi.