Vendosni fjalën kyçe....

Studentë dhe infermierë protestë para Kuvendit, çfarë pritet të ndodhë sot


 

Ndërkohë që në Kuvend do të zhvillohet seansa plenare, studentët pritet të protestojnë përpara godinës së këtij institucioni.

Kësaj proteste pritet t’i bashkohen edhe studentë e qytetarë nga i gjithë vendi. Vetëm nga Shkodra janë nisur drejt Tiranës 5 autobusë, disa furgonë dhe makina private.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në mesin e protestuesve të Unazës së Re, i ftoi mbrëmë të gjithë qytetarët që t’i bashkoheshin kësaj proteste.

“Ju bëj një thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen nesër me studentët para kuvendit. e vetmja shpresë e kësaj bande hajdutësh është të helmojnë shqiptarët. I ftoj të gjithë shqiptarët që të nisim nesër një rezistencë për tu përballur dhe për rrëzuar të keqen”, janë fjalët e Bashës.

Në protestë do të jenë edhe infermierët, të cilët prej kohësh kanë paralajmëruar se do të ngriheshin. Ngritja e infermierëve në protestë vjen pas mosmbajtjes së premtimeve nga ana e kryeministrit Edi Rama, si dhe për përmirësimin e kushteve të punës si dhe rritjen e rrogave.

Në seancën e sotme plenare në Kuvend do të jetë edhe opozita. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka zbuluar mbrëmë edhe skenarin e opozitës për sot.

Ai tha se opozita do të kthehet në Kuvend vetëm për pjesën kur do të diskutohet buxheti që u jep zgjidhje dhe një pjesë të kërkesave të studentëve dhe më pas deputetët e opozitës do të largohen./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *