Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se studentët çorën maskën qeverisë dhe propagandës dhe ka treguar se kush është Shqipëria reale.
“Çfarëdo propagande që keni bërë ka rënë. Shqipëria e vërtetë, Shqipëria reale është ajo që flasin studentët që me të vërtetë ia çorën maskën qeverisë dhe propagandës. Që me të vërtetë bëri një detyrë ndoshta edhe më të mirë se ne; pasi arriti të godasë mu aty ku askush skish mundur të mbërrinte. Rinia shqiptare po zhbën propagandën që me aq mund ngriti qeveria. Sot, edhe ai gur i fundit që po ju mbante ka rënë! Ky dhjetor është shumë i bukur. Në të vërtetë është po aq i bukur sa dhjetori 1990 për një arsye shumë të thjeshtë, pasi studentët po tregojnë edhe një herë që mund të arrijnë ta bëjnë ndryshimin”- tha Tabaku.