Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në Kuvend, deputeti demokrat qëllon Ramën me vezë: E ke nga studentët! (FOTO)


Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione. Sapo kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën, deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa e ka qëlluar me vezë.

Menjëherë punonjësit e gardës janë afruar dhe e kanë rrethuar deputetin Hasa i cili po i thoshte Ramës: “Këtë e ke për studentët!”

Edhe deputeti tjetër Gent Strazimiri është ngritur në këmbë, por me ndërhyrjen e gardës nuk ka vepruar.

Në sallë ka pasur edhe përplasje fizike mes deputetit Hasa dhe punonjësve Gardës, që po mbronin Edi Ramën. Kryeministri ka kërkuar që Hasa të nxirret jashtë, ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën plenare./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *