Vendosni fjalën kyçe....

“Ti pusho, je bandit!”, Basha me tone të larta në Kuvend


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur me tone të ashpra në foltore, ndërsa i kërkoi nga Gramoz Ruçit, të nisë seancën me dekretin e Presidentit për Buxhetin.

 “Lëri gomarllëqet kemi ardhur për buxhetin e studentëve këtu. Gjysma prej jush duhet të jenë në burg, edhe ky qe zgerdhihet pas meje. Ke shkel kushtetutën, ke shkel procedurën po kap edhe Bankën e Shqipërisë me 28 firma. Vetëm banka të ka ngel pa kapur, po do e shihni se ku do përfundoni. Kape edhe Bankën kape.” – u shpreh Basha.

Ndërsa po mbante fjalim në foltore, Basha debatoi me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Ti pusho ti, pusho, se merrem dhe me ty, je bandit.“, iu drejtua Basha-Ballës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *