Vendosni fjalën kyçe....

Trump letër Ramës: Faleminderit që dëbuat ambasadorin iranian


Pas dëbimit të ambasadorit iranian dhe një tjetër diplomati, presidenti i SHBA-ve Donald Trump i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama.

Përmes një letre, të bërë publike nga ambasada Amerikane në Tiranë, Trump përgëzon qeverinë shqiptare për veprimet që ndërmori kundër një komploti terrorist.

 “I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjekjeve të tij destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit. Udhëheqësia e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda. Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin. Sinqerisht, Donald Trump”, thuhet në letrën që Trump i ka dërguar Ramës.

Shqipëria shpalli dje persona të padëshiruar (non grata) ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia si dhe një zyrtar tjetër tjetër të ambasadës, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *