Vendosni fjalën kyçe....

Vasili për dëbimin e ambasadorit iranian: Njësoj duhet vepruar edhe me terrorizmin shtetëror


Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, e ka cilësuar si pozitiv por të pasinqertë dëbimin e ambasadorit iranian nga vendi ynë. Në një status në “Facebook”, Vasili shkruan  se dëbimi duket më shumë një veprim i imponuar sesa vullnet i qeverisë.

Ai thekson duhet vepruar me forcë edhe kundër terrorizmit shtetëror, që grabit paratë te Unaza e Re dhe lejon hajdutët e qeverisë të rrinë në zyra.

“Largimi i ambasadorit iranian, ndonese pozitiv, eshte veprim shume i vonuar dhe i pasinqerte.

Duket nje veprim i imponuar e jo nje vullnet i qeverise,pasi indiciet e qarta te veprimeve terroriste nuk kane munguar edhe kohe me pare

Jemi te gjithe kundra terrorizmit dhe cdo veprim kundra tij eshte nje veprim jetik per konsolidimin e demokracise.

Po ashtu duhet vepruar me force kunder terrorizmit shteteror,qe grabit parate te unaza e re,qe mashtron per hir te vjedhjes deri ne Amerike,qe i lejon hajdutet e qeverise te rrine ne zyra dhe jo ne burg.” – shkruan Vasili në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *