Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet historia që George H.W. Bush mbante të fshehtë, sponsorizoi 10 vjet fëmijën filipinas (LETRAT)


Vetëm pak kohë pas ndarjes nga jeta të ish-presidentit amerikan George HË Bush, një organizatë bamirëse ka zbuluar shkëmbimin e fshehtë të letrave mes ish-presidentit të ndjerë me një djalë filipinas që ai e sponsorizoi gjatë një periudhe 10-vjeçare.

Bush për 10 vite me radhë kishte përdorur një pseudonim dhe djali, i cili ishte vetëm shtatë vjeç kur nisi sponsorizimi, nuk kishte asnjë ide se kush ishte ai shkruan BBC.

“Nën emrin George Walker, Bush e ndihmoi djalin filipinas për të financuar arsimin dhe ushqimin. Djali, i quajtur Timoteu, e mësoi identitetin e vërtetë të sponsorizuesit të tij vetëm kur u largua nga skema në moshën 17 vjeç dhe mbeti i habitur”, tha organizata bamirëse, Compassion International.

Kjo organizatë bamirëse zbuloi edhe disa nga letrat në Gazetën Colorado Springs dhe më vonë në një intervistë me CNN.

“I dashur Timoteu, dua të jem miku yt i ri”, shkruan Bush në letrën e tij të parë në vitin 2002, duke përdorur si pseudonim, kombinimin e emrave të tij të parë dhe të tretë.

“Unë jam një plak, 77 vjeç, por i dua fëmijët, dhe megjithëse nuk jemi takuar ende, unë të dua”, shkruante Bush asokohe.

Mendohet se identiteti i tij është mbajtur i fshehtë për shkak të shqetësimeve që mund t’i shkaktonte Timoteu-t nëse zbulohej se atë po e ndihmonte një ish-president amerikan.

Të gjithën këtë, Bush e kishte mbajtur të fshehtë edhe nga familja e tij.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *