Banorët e Bregut të Lumit po zhvillojnë një protestë para Bashkisë së Tiranës, ku po zhvillohet mbledhja e këshillit bashkiak. Ata kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre që preken nga zgjatimi i bulevardit.
Qindra banorë qaë preken nga ky projekt kërkojnë që të marrin dëmshpërblimin ashtu siç e kanë marrë edhe banorët, banesat e të cilëve janë prishur në dy segmentet e para.
Aty u ka vajtur letra e prishjes së banesave ditën e djeshme, ndërkohë që është lëshuar që në datën 5 dhjetor. Arsyeja për këtë është që të mos u japë aty mundësinë e ankimimit në gjykatë, pasi kjo e fundit përcakton se ankimimi mund të bëhet brenda 7 ditësh nga vendimi.
Në mbështetje të banorëve janë edhe përfaqësuesit e opozitës në këshillin bashkiak, Çollaku e Halimi të cilët kanë deklaruar se banorët e meritojnë dëmshpërblimin ashtu siç ka ndodhur me banesat e pjesës tjetër ku ka kaluar Bulevardi i ri.