Vendosni fjalën kyçe....

Basha i përgjigjet Ballës: Do të godisja, por kush prek m**in bëhet vetë pis


Pasi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Balla, e akuzoi se shkonte në protestën e Unazës së Re, me makinën e njërëj prej kompanive që kishte fituar njërin nga lotet për ndërtimin e projektit, kreu i PD-së, Basha reagoi duke e emërtuar Ballën si supermashtrues.

Ai tha se makina me të cilën lëvizte nuk ishte e asnjë kompanie por ishte marrë me qera te një koncesionar dhe nuk i përkiste asnjë banditi dhe asnjë oligarku. Ndërsa i tha se nuk do të ndynte duart me të pasi do bëhej pis vetë.

“Instikti i parë është instikti i prindit dhe për atë që bëre këtu instikti i parë ishte të të fusja një grusht, por u ndala nga dy gjëra. E para e punës, që të prekësh mutin, bëhesh vetë pis. E dyta, nuk do të arrija dot t’u përcillja qytetarëve arsyet pse ju nuk votoni vetingun e politikanëve.

Automjeti im prej 6 vjetësh është në lease nga kompania “Mektrin”, kompani shumë e mirë, meqë më dhe rastin t’i bëj reklamë. Nuk është as e ndonjë oligarku, as e ndonje banditi, është  e një durrsaku të ndershëm. Pra makina ime është 6 vite me lease, nga kompania Mektrin o mashtrues i certifikuar.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *