Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka komentuar nga Pogradeci, vendimin e mazhorancës për të rrëzuar dekretin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat.
Ai tha se përfaqësuesit e institucionit të presidentit nuk janë thirrur nga Kuvendi për të dhënë shpjegimet dhe argumentet e tyre.
“Nuk besoj të ketë ndodhur, sepse ka rregulla mjaft të qarta se si funksionohet në Kuvend në raste të tilla. Dhe përfaqësuesit e Institucionit të Presidentit, që ka kthyer këtë projektligj përmes dekretit, ende nuk janë ftuar për të dhënë shpjegimet dhe argumentet e tyre”- deklaroi Meta.