Vendosni fjalën kyçe....

“Lironi banesat ose 5 milionë lekë gjobë”, banorët e Bregut të Lumit protestojnë sot para bashkisë


Banorët e Bregut të Lumit sot në orën 10:00 do të protestojnë përpara Bashkisë së Tiranës. Ditën e djeshme, INUK i ka paralajmëruar banorët të lirojnë banesat, pasi duke filluar nga dita e mërkurë do vijohet me punimet.

Jo vetëm kaq, INUK u ka lënë një afat shtatë ditor për lirimin e shtëpive këtyre banorëve, duke i kërcënuar se në të kundërt do të gjobiten me 5 milion lekë gjobë.

Por banorët e Bregut të Lumit janë ngritur në protesta përsëri, duke thënë se nuk do t’i lirojnë banesat e tyre pa u trajtuar në mënyrë të drejtë.

 “Nuk i lirojmë shtëpitë, kur të vijnë fandromat do u dalim para”– tha mbrëmjen e kaluar një banor.

Njoftimi është lëshuar me datë 5, mirëpo përfaqësuesit e INUK ua kanë dërguar banorëve me datë 20, duke i humbur atyre të drejtën e ankimimit.

Kjo sepse Gjykata thotë se deri në 7 ditë pas njoftimit, banorët kanë kohë të ankimojnë vendimin, por duke qenë se kanë kaluar 13 ditë, ata e kanë humbur këtë mundësi.

Këta banorë shprehen se nuk nuk kanë ndërmend t’i lëshojnë banesat ku jetojnë bashkë me familjet e tyre prej më shumë se 20 vjetësh pa u dëmshpërblyer për prishjen e tyre, siç ka ndodhur me banesat e prishura në pjesët e tjera ku është ndërtuar Bulevardi i Ri, të cilat janë dëmshpërblyer të gjitha./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *