Vendosni fjalën kyçe....

“Pas jush shoh Shullazin, Bajrat e Lul Berishën” – Berisha akuza Ramës e socialistëve


Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar lidhjet e qeverisjes së Ramës me krimin e organizuar në vend.

Ai tha se kryeministri Rama ka frikë dhe tmerr nga vettingu në politikë sepse e ka nisur punën me një vilë të ndërtuar në Surrel, e përbërë sipas tij nga 4 bunkerë me sipërfaqë 1000 metra katrorë.

“Pse Edi Rama ka frikë dhe tmerr? Se e filloi karrierën e tij si asnjë Kryeministër, me një vilë të ndërtuar, më falni, se dje ju dhashë informacione të gabuara, sot i kam të sakta. Në 4 bunkerë me diametër 4-16 metër me sipërfaqe, në total, prej njëmijë metër katrorë! Ju ftoj ju studentë ta hidhni poshtë këtë. Por klikoni në Google Earth dhe do të gjeni gjithçka për sarajet e Surrelit.” – tha Berisha.

Më tej ai tha se një pjesë e ministrave dhe deputetëve të PS-së, ishin në lidhur me krimin, ndërsa kreu i Meduzës është vetë kreu i qeverisë.

“Natyrisht, jo prapa të gjithëve, por pas disave unë shoh Shullazët, Bajrat, Lul Berishën, të cilëve ligji do t’ua shkulte dhëmbët brenda dy muajve. Shoh të tjerë që janë të skllavëruar, se kanë në krye banditin, kreun e Meduzës, njeriun që pa dalë nga zyra, u çon bandave atë që denoncon. Edi Rama me bandat, Lul Berishën, Pllanat, bandat e Vlorës… ia ka kyçur dyert e Evropës, Shqipërisë. A e shihni sesi dy raporte ekselente të Komisionit Europian bëhen të pavlera?! Ky amendament do të ishte mesazhi më i fortë drejtuar BE për hapjen e atyre dyerve.” – shtoi Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *