Vendosni fjalën kyçe....

“Për vezët dhe glasat e kotecit të Saliut, unë rroj 1 mijë vjet” – Rama ironizon opozitën


Pas thirrjeve të ish-kryeministrit Berisha në seancën e sotme plenare, kryeministri Rama ka reaguar duke ironizuar paraardhësin e tij.

Me anë të një postimi në faqen e tij në “Twitter”, ai shkruan se parlamenti është kthyer në një shoë pularie dhe se për vezët e glasat e kotecit të Berishës, ai rron 1 mijë vjet.

“Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1mijë vjet,po më vjen të qaj për shthurrjen verbale, që ai dhe kakërdhitë e tij u kanë ngjitur plot të rinjve dhe të ulëras për Shqipërinë,që turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një shoë pularie. – shkruan Rama në faqen e tij në “Twitter”.

Më herët, ish-kryeministri Berisha, bëri thirrje që shumica të miratojë amendamentet e opozitës për vettingun në politikë, në të kundërt qytetarët do dalin rrugëve duke kënduar këngën: “O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *