Vendosni fjalën kyçe....

Përplasjet me Trump, jep dorëheqjen ministri amerikan i Mbrojtjes


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka dhënë dorëheqjen me arsyetimin se pikëpamjet e tij nuk janë plotësisht “të përafërta” me ato të presidentit Donald Trump.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Mattis thotë se do të largohet nga posti, në fillim të vitit të ardhshëm, shkruan CNBC.

Letra e tij u bë publike shumë shpejt pasi Trump shkroi në “Twitter” se Mattis do të dale ne pension në fund të muajit shkurt.

“Mattis ka qenë një ndihmë e madhe për mua në bindjen e aleatëve dhe të vendeve të tjera për të paguar pjesën e tyre të obligimeve ushtarake”, shkroi Trump.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Mattis tha se i ka trajtuar aleatët me respekt dhe se ka përdorur “të gjitha mjetet e fuqisë amerikane për të siguruar mbrojtje të përbashkët”.

“Meqë keni të drejtë të keni një sekretar të Mbrojtjes, pikëpamjet e të cilit janë më të harmonizuara me të tuat mbi këto dhe subjekte të tjera, besoj se është e drejtë që unë të jap dorëheqje”, shkroi gjenerali Mattis në letrën e tij.

Lajmi për largimin e Mattisit vjen në javën kur Trump njoftoi se të gjitha trupat amerikane do të tërhiqen nga Siria.

Mediat amerikane raportojnë se Mattis dhe ndihmës të tjerë të sigurisë kombëtare e kanë kundërshtuar vendimin e Trumpit për tërheqjen nga Siria, duke thënë se ai i bën fitues Iranin, Rusinë dhe Turqinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *