Vendosni fjalën kyçe....

Po kalonin rrugën për në shkollë, makina përplas nxënësen dhe mësuesen në Lezhë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës, ku një automjet ka përplasur një  nxënëse dhe mësuesen e saj.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës ‘Kolin Gjoka’ në qytetin e Lezhës. Nxënësja 16-vjeçare B. Cupi dhe mësuesja Elidona Gega, 23 vjeçe, janë përplasur nga një automjet tip “Benz”. Fillimisht u tha se bëhej fjalë për dy nxënës, por më pas rezultoi se ishte përplasur një nxënës dhe mësuesja.

Nxënësja dhe mësuesja janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentit është shoqëruar në komisariatin e Lezhës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *