Vetëm para pak ditësh, u hap gara për zgjedhjen e kreut të ri të FRESH-it në Durrës. Lajmërim që e bëri kreu i FRESH Eljo Hysko.
Mirëpo Forumi Rinor i të rinjve socialistë e ka një kryetare në Durrës, së cilës akoma nuk i ka mbaruar mandati.
Justina Shkira e cila mban këtë pozicion që prej 2016-ës, ka reaguar përmes një prononcimi për gazetën “Bulevard” duke thënë se partia po e ndëshkon për shkak të personave me të cilët shoqërohet.
E reja nga Durrësi, e diplomuar në profilin Financë-Bankë tha që “Kryetari i PS-së” e ka kërcënuar ndërsa akuzoi kupolën drejtuese të PS-së, , si një tufë maskarenjsh që kanë marrë peng këtë parti, pa ju hapur rrugë të rinjve me ambicie dhe dëshira për të ardhmen.
Reagimi i Shkirës:
“Përshëndetje miq, Që kur u futa në politikë e dija se nuk do të qëndroja gjatë brenda saj. Jo se kisha ndonjë problem me ‘lojën’ politike që luhet brenda partive në Shqipëri, por sepse e dija qe une Justina Shkira nuk do të bëja dot kurrë kompromise me veten, të vërtetën dhe karakterin tim. Sot, me sollën rastësisht në ëhatsapp njoftimin se paskan hapur në Durrës konkursin për Kryetare FRES në Durrës. Gjë për të cilën unë, Kryetarja reale e FRES Durrës, e zgjedhur me 3-fishin e votave nga kundershtari i dytë, nuk dija absolutisht asgj!
Kërkova llogari siç do të bënte çdokush i arsyeshëm në botë. M’u tha se puna ime nuk është gjykuar e mjaftueshme nga partia dhe se unë nuk jam treguar plotësisht e aftë për të menaxhuar FRES Durrës. U ndjeva e fyer dhe mbi të gjitha e lënduar. Sepse kushdo që unë kam pasur afër në këto 2 vjet e dinë shumë mirë se si qëndron e vërteta. Dhe ndoshta tani ka ardhur koha që të vërtetën time ta marr vesh i gjithë Durrësi. Dhe të jenë më pas durrsakët që të gjykojnë nëse “une jam treguar e paaftë” apo diçka tjetër nuk ka shkuar siç duhet.
Historia fillon menjëherë pasi fitova zgjedhjet në Dhjetor të vitit 2016. Kryetari i Partisë me ftoi në zyrë dhe me tone barbare me kërcënonte, mua një vajzë 20 vjeçare, që fundja po beja një punë vullnetare, se nëse do të ulesha në kafe me filanin dhe fistëkun, apo nëse do të fusja në grupin tim të punës filanin ose fistëkun, do ta kisha “derën e mbyllur kudo në parti”. Qasja prej injoranti neo-komunist , duhet ta pranoj se më futi frikën dhe për pak sa nuk u tërhoqa krejtësisht nga e gjithë gjëja. Por, për hir të faktit se në jetë nuk duhet të tërhiqesh kurrë përballë vështirësive, vendosa të qëndroj!
Një muaj më pas, ndërkohë që çdo ditë kishte sherre, të bërtitura dhe kërcënime me Kryetarin në fjalë, konfrontimi bëhej gjithnjë e më i madh. Dhuna psikologjike e tmerrshme dhe terrori social kishte arritur kulmin. Seriozisht, po shkarkoheshin njerëz nga partia dhe po kërcënoheshin njerëz për t’u hequr nga puna sepse disa çuna dhe goca me të cilët shoqërohesha unë nuk i pëlqenin kryetarit të partisë?! Dhe kush ishin këta njerëz? Njerëz që nuk i rrinin në rresht këtij dava kryetari . Njerëz që nuk pranonin që vota “të merrej me zor”, që partia të shërbente si një kamuflazh për veprimtari… le të themi “të tjera”, që socialistët e vërtetë të qëndronin pa punë, ndërkohë që kushërinjtë apo shoqëria e këtij dava kryetari kapnin vende drejtuese, që strukturat e partisë nëpër mbledhje të ngushta ta quanin bazën “gomerë punë” ose “këta budallenjtë që na votojnë ne”. Ja pra, këta ishin njerëzit e mi. Njerëz të guximshëm që ja përplasnin surratin (atij dava surrati) këto gjëra. Dhe që më pas izoloheshin, injoroheshin apo sulmoheshin sepse nuk ishin “në linjë” me kryetarin e partisë. Mortja!
Edhe mua si pasojë mu mbyllën vërtetë të gjitha dyert. Asnjë financim! Tentativa per te bler (si dyqanxhinje te rendomte) ndonje njeri afer meje qe e perdornin me pas per te me sabotuar. Mbledhje me kordinatoret e partise ku i kerkohej shprehimishte qe te mos me ndihmonin me njerez sepse une nuk isha “e tyrja” (?!). Terrorizim i vazhdueshem i njerezve rreth meje deri ne kercenim nese uleshin ne kafe me mua. Ja pra, une u gjykova “e paafte” nga partia per punen time. Cilen pune?! Nuk kam bere asnje event? Kam bere shume here e me teper si nje vajze pa asnje lloj perkrahje dhe me dyer te mbyllura. Jam bere copash dhe nuk u terhoqa pasi e doja shume kete gje.
Cfare njerezish te terhiqja kur ju i kercenonit te gjithe? . Me kerkuat te bej nje grup profesionistesh intelektual dhe lista qe me vut perpara perbehej nga te rinje “intelektual” qe kishin te gjithe “biografin e paster” dhe ishin shumica punonjes te Bashkise. Ja pra te nderuar miq. . Sepse cdo gje qe do te beja une do te konsolidonte edhe me shume pushtetin e ketyre tiraneve injorant. Se fundemi, dua ti kerkoje falje te gjithe socialisteve te ndershem (te cilet jane shumica!). Atyre socialisteve te cilet nga kreret e tyre quhen “gomer pune”. Qe sot jane pa pune, te varfer, te vetmuar dhe te braktisur. Ju jeni forca e vertete dhe shpirti i Partise Socialiste. Ju duhet te merrni fatet e juaja ne dore dhe te refuzoni kultin e Njeshit. Boll ndenjet te shtypur “nen thundren e perdhunes” si nje zbukurim i disa maskarenjeve te cilet nuk i meritoni as ju dhe as qyteti i Durresit. Me falni edhe ju o miqte e mi qe ndoshta ju zhgenjeva shume, por bera te pamunduren te mundur. Ky nuk eshte fundi yne… por fundi i tyre … sado te forte te duken tani!’’