Vendosni fjalën kyçe....

Si e miratuan socialistët në 10 të darkës, në fshehtësi dhe duke shkelur rregullat, ligjin që favorizon të pasurit


Ditën e djeshme, shumica ka votuar në parlament uljen e tatimit të dividentit për më të pasurit në vend duke e çuar atë nga 15% që ishte deri tani në vetëm 8%.

Kjo ulje nuk vlen vetëm për vitet që do vijnë por edhe vitet e shkuara duke bërë kësisoj shfuqizimin me efekt prapaveprues të kësaj takse duke thelluar pabarazinë sociale në vend.

Ditën e djeshme, presidenti Meta e ktheu mbrapsht ligjin duke theksuar shkeljen e tij kushtetuese. Pas kthimit të ligjit nga ana e kreut të shtetit,

Komisioni i Ekonomisë duhet të hartojë një raport 48 orë përpara se ligji të rishqyrtohet në seancën parlamentare dhe komisioni e ka detyrim që të thërrasë në seancë dëgjimore edhe përfaqësuesit e presidentit Meta, që kanë kundërshtuar këtë ligj. Ndërkohë që kjo gjë nuk ka ndodhur.

Po mbrëmë, shumica e mblodhi komisionin pa praninë e deputetëve të opozitës dhe pa juristët e Metës duke shkelur çdo procedurë dhe çdo ligj. Më pas ata e depozituan ligjin në sekretarinë e Kuvendit në orën 20:00 dhe më pas e miratuan atë në oren 22:00.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *