Vendosni fjalën kyçe....

S’i lanë as mundësi ankimimi, banorët e Bregut të Lumit: “Do të armatosemi dhe do të vrasim këdo në Kuvend”


Që prej orës 10:00, banorët e Bregut të Lumit po protestojnë sot para Bashkisë së Tiranës, për shkak se INUK i ka lënë 7 ditë kohë për t’u larguar nga banesat, duke i paralajmëruar se të mërkurën banesat e tyre do të shemben në kuadër të zgjatimit të Bulevardit të Ri.

Në një prononcim për Fax News, një nga banorët ka paralajmëruar përshkallëzim të protestës, deri në përdorimin e dhunës dhe në armatosje.

“Na paska bërë këtu një kasolle me lodra fëmijësh dhe thotë kjo është Shqipëria. Ose të na japin drejtësi ose do të armatosemi dhe do të vrasim këdo që është në Kuvend. Unë që jam këtu kam 20 vjet në Tiranë. Dhe kam 20 vjet që paguaj taksa. Kam paguar disa miliona lek. Dhe nuk marrim letra. 20 vjet kam punuar në shtet.”

Nëse nuk na japin shtëpitë tona, të na japin një banesë 40 familje jemi ne. Nuk kemi një qendër shëndetësore! Nuk kemi çerdhe, nuk kemi shkollë, kemi paguar gjithmonë taksa dhe nuk është bërë asgjë. Na vlerësuan me një çmim qesharak, le të na e paguajnë shpronësimet. Jo nuk pranojmë bonus qeraje. Unë jam e rregullt me shtetin. Këtu janë të shpronësuar shtëpitë, me vlerësim  u ka dalë dhe vlera e lëkeve tani janë anulluar. Ne duam shpronësimin tonë dhe e lirojmë vet, sikur i kanë marrë të gjithë. Kemi lënë fëmijët pa ushqyr dhe kemi paguar taksat.”– janë shprehur disa prej banorëve.

Banorët po nënshkruajnë një peticion ku do t’i kërkojnë Erion Veliajt që të shpronësohen dhe legalizohen siç ka ndodhur me banesat e prishura në pjesët e tjera ku është ndërtuar Bulevardi i Ri, të cilat janë dëmshpërblyer të gjitha.

Por një tjetër problem kanë këta banorë, pasi autoritetet u kanë humbur mundësinë për të ankmuar vendimin.

Njoftimi për shembjen e banesave të mërkurën është lëshuar me datë 5, mirëpo përfaqësuesit e INUK ua kanë dërguar banorëve me datë 20, duke i humbur atyre të drejtën e ankimimit.

Kjo sepse Gjykata thotë se deri në 7 ditë pas njoftimit, banorët kanë kohë të ankimojnë vendimin, por duke qenë se kanë kaluar 13 ditë, ata e kanë humbur këtë mundësi./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *