Vendosni fjalën kyçe....

Sot dita e fundit të protestës, studentët rikthehen në janar


Sot do të jetë dita e fundit e protestës së studentëve, të cilët prej më shumë se dy javësh kanë bojkotuar mësimin tek të gjitha fakultetet në Tiranë, por edhe në qytete të tjera si Shkodra, Durrësi, Elbasani, Korcca, Gjirokastra, Vlora e Saranda.

Ndërkohë që në Kuvend sot do të mbahet sërish një seancë plenare, studentët kanë vendosur të grumbullohen për herë të fundit për këtë vit para këtij institucioni, për t’u rikthyer sërish në janar, ku do vazhdojnë t’i qëndrojnë kërkesës së tyre për plotësimin e 8 kërkesave.

Në protestën e djeshme përpara Kuvendit, nuk kishte vetëm studentë por edhe qytetarë të moshave të ndryshme të cilët shprehën mbështetjen e tyre ndaj të rinjve.

Po ashtu, më shumë se 50 pedagogë të Fakultetitt të Shkencave Sociale i janë bashkuar protestës.

Ata kërkojnë shfuquzimin e ligjit për Arsimin e Lartë, që sipas tyre është edhe problemi që ka shkaktuar kaosin dhe gjithë problematikën që ka çuar në protestat e studentëve.

Ata kanë nënshkruar njëdokument ku kërkojnë pikërisht shfuqizimin e këtij ligji. Për të mbështetur kërkesën e tyre ata kanë shpërndarë edhe një dokument drejtuar rektoratit që në fillim të vitit 2015 ku ata bënin vërejtje thelbësore për reformën ende të pa miratuar në parlament.

Deri tani kryeministri Rama, në takimet që ka pasur me disa studentë e pedagogë nuk ka bërë të ditur se ka ndërmend ta shfuqizojë këtë ligj./Hashtag.al

 

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *