Vendosni fjalën kyçe....

Trump kërcënon me pezullimin e qeverisë nëse nuk ndërtohet muri me Meksikën


Donald Trump ka kërcënuar me një pezullim të gjatë të punës së qeverisë, nëse demokratët nuk pranojnë financimin e zotimit të tij për ngritjen e murit në kufi me Meksikën.

Në një seri mesazhesh në Twitter, presidenti amerikan kërkoi 5 miliardë dollarët e aprovuara nga Dhoma e Përfaqësuesve, por që pritet të mos marrin “dritën jeshile” në Senat.

“Mbyllje sot, nëse demokratët nuk votojnë sigurinë kufitare”, ka shkruar shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Nëse marrëveshja nuk arrihet, një pjesë e qeverisë amerikane mbyllet sot në mesnatë. Mbyllja e pjesshme do të shënonte të tretën herë, që një gjë e tillë ndodh me agjencitë federale në 2018-n. Në rastin e një skenari të tillë, puna nuk do të rinisë deri pas Vitit të Ri, kur demokratët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Presidenti republikan, ndërkohë, i ka irrituar disa pjesëtarë të partisë së tij në Senat, me urdhrin për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Trump, që për këtë arsye shtyu edhe pushimet në Florida, i ka bërë thirrje udhëheqësit të republikanëve në Senat, Mitch McConnell, që të kërkojë të ashtuquajturën “mundësi bërthamore”, e cila do të lejonte miratimin e buxhetit me një shumicë të thjeshtë prej 51 votash, në vend të 60 votave të kërkuara.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *