Në dyshemenë e rërës së detit Adriatik ka më shumë gaz metan sesa mund të shpresohej.
Dy shifra për të bërë krahasimet: sot nxirren 2.8 miliardë metër kub gaz në vit nga Adriatiku ndërsa rezervat e gjetura këto muaj të bëjnë që të mendosh se mund të nxirren në fakt 4 miliardë metër kub në vit. Kjo është shumë, krahasuar me 5.5 miliardë metër kub gaz që janë nxjerrë nga të gjitha depozitat italiane sëbashku gjatë vitit 2017.
Sipas “Ilsole24ore”, në total, Italia ka konsumuar 75 miliardë metër kub gaz në 2017, nga të cilat 70 miliardë i kanë ardhur nga shumë larg, përmes mijëra kilometrash tubacione. Muaj më parë, kompania e njohur në fushën e energjetikës ENI kishte deklaruar 2 miliardë euro investime në Adriatik, që në Europë është një nga zonat më të pasura me metan por që shfrytëzohet me intensitetin e viteve ’70.