Banorët e Unazës së Re kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën. Me thirrjet “Lironi çunat dhe burgosni Qendron e Gjiknurin” dhe “Projekti ra, përgjegjës pse nuk ka”, qindra banorë të Astirit kërkojnë pezullimin e krejt projektit.
Ata kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kauza e tyre deri në fitoren e plotë të saj ndërkohë që bëjnë thirrje për lirimin e banorëve që kanë mbetur ende në burg.
Protestës së tyre i janë bashkuar edhe kreu i Partisë Demokratike, Basha, si dhe shumë deputetë të opozitës. Pas publikimit të falsifikimit të dokumenteve për njërin nga lotet e Unazës së Re, puna në të është bllokuar ndërkohë prokuroria ka nisur verifikimin e dokumentacionit të treja loteve.
Falsifikimi u zbulua nga deputeti demokrat, Agropn Shehaj dhe u publikua në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Ministri i Infrastrukturës, Gjiknuri dhe drejtori i ARRSH-së, Qendro kanë mohuar çdo lloj përgjegjësia në deklaratat publike duke thënë se presin përfundimin e hetimeve.