Vendosni fjalën kyçe....

Festa kthehet në mort, babai i dy fëmijëve qëllohet me plumb në gjoks por askush s’e beson (VIDEO)


Një festë familjare është kthyer në një tragjedi në Majemi. Mësohet se Yemil Arguelles, një 40-vjeçar amerikan është qëlluar nga një plumb qorr ndërsa ishte ulur në tryezë duke festuar me miqtë e familjarë të tij.

E gjithë skena është filmuar kur Arguelles u qëllua dhe askush nuk e kuptoi. Kur 40-vjeçari mori një plumb në gjoks ai bie nga karrigia por miqtë qeshin duke menduar se bëhet fjalë për një shaka, mirëpo kur një nga të afërmit afrohet kupton se situata është e rëndë. Të gjithë menduan se bëhej fjalë për një atak kardiak fillimisht, kur më pas kuptuan se Arguelles kishte marrë një plumb në gjok. Festa dhe muzika u ndërprenë dhe thirrën një ambulancë për 40-vjeçarin, mirëpo ai ndërroi jetë.

Yemil Arguelles ka lënë pas dy fëmijë dhe bashkëshorten e cila ka kërkuar ndihmë në komunitet që të zbulohet se kush qëlloi në atë festë. Policia ka vënë një shpërblim prej 3 mijë dollarësh për këdo që do të ndihmojë në zbardhjen e këtij krimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *