Juventus kryeson ndaj Romës, gati të nisë arratinë në krye të renditjes



Juventus kryeson sfidën ndaj Romës, në një supersfidë të mbrëmjes së sotme në Serinë A. Golin e avantazhit e ka shënuar kroati Mandzukic në pjesën e parë të sfidës në minutën e 35-të.

Nëse torinezët do jenë në gjendje që ta ruajnë avantazhin atëherë do shkëputej 8 pikë nga Napoli duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.

Interi nga ana e tij ngeci në fushën e Kievos teksa ishte duke fituar deri në minutën e fundit të takimit. Po kështu Milani u mund në fushën e tij në një rezultat surprizë prej Fiorentinës kurse Napoli fitoi me vështirësi ndaj Spal me rezultatin e ngushtë 1-0.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *