Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nga Elbasani: Rama si dordolec para studentëve


Gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Elbasan, kryetarja e kësaj force politike Monika Kryemadhi, sulmoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se atij nuk i dhimbsen shqiptarët.

“Edi Ramës nuk u dhimbsen shqiptarët dhe as rinia shqiptare, se ndryshe nuk do të ishim populli më i varfër në Evropë dhe vendi nuk do të mbante vendin e katërt në botë, për emigracion.

Ai nuk ka dashuri fare, ka urrejtje, se vetëm një njeri mund të sillet në këtë mënyrë si Rama me shqiptarët. Ka 17 ditë që rinia vazhdon të protestojë edhe do ta mbajë protestën ndezur, për t’i thënë Ramës se studentët nuk harrojnë.

Kur kam thënë që duhet të harroni teserat e partisë, e them përsëri: se protesta e studentëve është edhe protesta e familjarëve të tij. Ne e dimë se shqiptarët marrin përsipër çdo gjë për të shkolluar fëmijët e tyre.

Ata na dhanë një mësim shumë të mirë, që kur jemi të bashkuar, i arrijmë qëllimet tona. Edhe pse Edi Rama ka dalë si dordolec për t’u thënë që unë ju kam gënjyer dhe do t’ju vazhdoj t’ju gënjej, studentët e kuptojnë se një kriminel që përdori bandat, me atë nuk mund të negociosh.”, tha Kryemadhi.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *