Qeveria e Shteteve të Bashkuara zyrtarisht është mbyllur pjesërisht, pasi Kongresi ka shtyrë miratimin e buxhetit.
BBC shkruan se mbyllja e pothuajse 25 për qind të Qeverisë do të thotë se disa prej agjencive kryesore kanë pezulluar operacionet e tyre prej 22 dhjetorit, që nga Departamenti i Mbrojtjes, i Transportit, i Agrikulturës, i Shtetit, i Drejtësisë si edhe parqet kombëtare do të preken gjithashtu.
Mbyllja e Qeverisë erdhi pasi senatorët republikanë dhe demokratë dështuan që të arrijnë një marrëveshje mbi shpenzimet.
Presidenti amerikan, Donald Trump është zotuar se nuk do të nënshkruajë asnjë ligj për buxhetin, i cili nuk përfshinë 5 miliardë dollarë për ndërtimin e murit në kufirin ndërmjet SHBA-së dhe Meksikës.
Demokratët kundërshtojnë fuqishëm ndërtimin e murit dhe kanë thënë se do të votonin buxhetin, nëse në të nuk përfshihen fondet për ndërtimin e murit.
Zyrtarët vlerësojnë se 800 mijë punonjës federalë ose do të përjashtohen përkohësisht nga puna ose do të detyrohen që të punojnë pa u paguar menjëherë./Hashtag.al