Një grua ka humbur jetën dhe tetë persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë u përplas me një grup udhëtarësh që prisnin një autobus në qytetin gjerman të Recklinghausen.
Sipas policisë, shoferi mund të ketë tentuar një sulmvetëvrasës. Makina papritmas doli nga korsia dhe u përplas me njerëzit që prisnin autobusin në stacion.
Policia beson se përplasja ishte e qëllimshme, me zëdhënësen Ramona Hörst, që ka deklaruar se se ishin “treguesit e parë të një tentative të mundshme vetëvrasjeje nga ana e burrit që drejtonte makinën”.
Shoferi ndodhet në spital dhe momentalisht nuk mund të merret në pyetje, shkruan Dailystar.
Një dëshmitar tha në Twitter: “Ishte një situatë kaotike. Punonjës të zonës dhe një dentist që ndodhej pranë si dhe ekuipazhi i një makine patrullimi u kujdesën për të plagosurit duke i dhënë ndihmën e parë. Gjithsej u lënduan 14 persona.