Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili i publikon videon Ramës: Si është i kapur deri në fyt nga oligarkët


Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka publikuar një vdeo të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale ku ai shprehet se ka rritur taksat për bizneset që fitojnë më shumë nga 10 në 15%.

Vasili akuzon kryeministrin se duke votuar në Parlament ligjin për t’ju ulur % oligarkëve nga 15% në 8% tregoi fytyrën e vërtetë. Sipas Vasilit kjo video tregon se si Rama është kapur deri në fyt nga oligarkët.

 “Kryeministri argat i oligarkeve mashtrues dje dhe i vertete sot. Kryeministri argat i oligarkeve nxori fytyren e vertete sheshit,kur me ligj ne parlament me votat e 74 argateve te tjere jua uli perqindjen oligarkeve nga 15% ne 8 %.

Cdo njeri objektiv dhe gjakftohte kupton menjehere se si eshte i kapur deri ne fyt nga oligarket dhe eshte thjesht nje kelysh i tyre kunder interesave te popullit te cilit ja merr taksat dhe e fut ne burg per 5 lek korrent,apo per nje shkelje rrugore apo per nje tufe qepe ne rruge. Shikoni se cfare deklaronte ky mashtrues vetem 7 muaj me pare ne 2 maj 2018.”, shkruan Vasili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *