Vendosni fjalën kyçe....

Rama inspekton konviktet te Inxhinieria, Kryemadhi: Jam e detyruar ta demaskoj


Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe disa prej rezidencave ku janë akomoduar studentët.
Mirëpo kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk e ka pritur mirë këtë veprim të Ramës, duke thënë se ai nuk është një projekt i qeverisë shqiptare, sikurse tha Rama, por i qeverisë gjermane.

“Jam e detyruar ta bëj këtë transmetim live. Sapo pamë transmetimin live të kryeministrit tonë mashtrues, i cili përveçse vazhdon e mashtron, duhet demaskuar në çdo sekondë. Ai sot shpërndan një video ku thotë se është projekt i qeverisë shqiptare. Por gënjen, ja ku është tabela, se nuk është i qeverisë shqiptare. Është projekt i qeverisë gjermane. Pasi falsifikoi firmën e sekretarit të Shtetit në Amerikë po vjedh edhe projektet e qeverisë gjermane. Ky është një projekt i vitit 2011, i cili duhej të kishte mbaruare në 20 dhjetor të 2018. Por nuk mjafton kjo, por vjen dhe bën dhe shoë mediatik. Po të kishte fytyrë ky njeri, të vinte të ballafaqohej me studentët. Ai duhet të kujtojë dhe të shkojë në atë godinë ku vajzës i ra tavani mbi kokë. Të shkojë në ato godina ku për 400 vajza ka vetëm 4 banjo”, tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *