Vendosni fjalën kyçe....

“Rama po u dhuron oligarkëve qindra milionë euro” – Vokshi për ligjin e taksave


Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka dënuar miratimin në fshehtësi të ligjit që përgjysmon tatimin mbi fitimin ndaj biznesmenëve më të fuqishëm të vendit.

Ajo thekson se ligji u miratua duke shkelur çdo procedurë parlamentare dhe më këtë ulje të Ramës, Vokshi thotë se oligarkët do përfitojnë 50 milionë euro në vit dhe do përfitojnë edhe fitimet e viteve të shkuara.

Vokshi shkruan se ato lekë do mjaftonin jo vetëm për kampusin universitar por për të rindërtuar konviktet e të për të përmirësuar bibliotekat, laboratoret dhe infrastrukturën universitare.

Edi Rama dhe shërbëtorët e tij në Kuvend miratuan para dy ditësh thuajse përgjysmimin e tatimit për fitimet që pronarët marrin nga kompanitë e tyre, nga 15 për qind në 8 për qind. Miratimi u bë në fshehtësi të plotë, duke shkelur çdo procedurë parlamentare, pa e futur më parë në rendin e ditës. Miratimi u bë pas orës 10 të natës, kur nuk kishte asnjë njoftim paraprak.

 Me këtë ulje olgarkët e Edi Ramës do të fitojnë të paktën 50 milionë euro në vit. Sikur të mos mjaftonte kaq, Edi Rama i dha ligjit fuqi prapavepruese: tatimi i përgjysmuar do të zbatohet edhe për fitimet e viteve të shkuara të cilat nuk janë shpërndarë ende. Ky është një skandal që do t’u japë oligarkëve në total qindra milionë euro në xhep vetëm nga fitimet deri në vitin 2018.

 Do mjaftonin vetëm këto para për të ndërtuar korpusin e ri të Universitetit të Tiranës, për të rindërtuar të gjitha godinat e universiteteve publike ri, për të rindërtuar të gjitha konviktet, për të përmirësuar bibliotekat, laboratorët dhe gjithë infrastrukturën universitare.

 Fakti që vendimin për uljen e tatimit mbi milionerët (në euro) e Shqipërisë e mori në një kohë kur studentët kërkojnë mbështetje buxhetore, investime minimale në shkolla e konvikte, tregon fytyrën e vërtetë të Edi Ramës: grabitës të popullit dhe shërbëtor të oligarkëve.

 Kjo qeveri jeton në botën e lluksit. Ndërkohë:

 – mbi 500 mijë familje jetojne në kushtet e varfërisë ekstreme;

 – 200 mijë fëmijë hanë më pak se tre vakte në ditë;

 – 133 mijë nxënës e studentë kanë braktisur shkollat për arësye ekonomike, varfërie dhe emigrimi;

 – 23 mijë nxënës ekselentë e të talentuar janë larguar në Universitetet më të mira ne botë sepse nuk përballonin dot tarifat ne universitetet shqiptare;

 – 34 mijë mësuesve nuk u jepet shpërblimi i parashikuar në kontratën e punës.

 Edi Rama = varfëri për shqiptarët.” – shkruan Vokshi në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *