Vendosni fjalën kyçe....

Rama vizitë në Qytetin Studenti: Jemi shumë të qartë se çfarë duhet të bëjmë


Kryeministri Rama ka vizituar sot konviktet e Qytetit Studenti. Vizita e tij vjen pas inspektimit të konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe pas disa takimesh me studentë e pedagogë në universitete të ndryshme të vendit.

Ai ka deklaruar se në Qytetin Studenti do rindërtohen 9 godina, njësoj si te Ndërtimi dhe kjo falë një marrëveshje me qeverinë gjermane.

Kurse 3 godina do rindërtohen nga qeveria turke, ndërkohë që qeveria ka lëvruiar një fond prej 3 milionë dollarësh për Bashkinë e Tiranës që do bëjë rikonstruksionin e disa godinave të tjera.

“Me aktin normativ i kemi kaluar Bashkisë së Tiranës 3 milionë dollarë për të vazhduar me godina të tjera, por gjithashtu kemi dhe një grup tjetër konviktesh me KFW gjermane. Ambicia është që brenda mandatit, të gjitha konviktet e Tiranës dhe Shqipërisë të vijnë në një stad tjetër.

Me Bashkinë e Tiranës do vazhdojmë projektin e Kampusit Universitar, që sidoqoftë është një problem më vete përsa i përket pronësisë. Kemi një situatë të rëndë më kthimin e pronave. E rëndësishme është që jemi shumë të qartë se çfarë duhet të bëjmë.” – deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *