Bajerni i Mynihut dhe Dortmundi i kanë fituar ndeshjet respektive në Bundesligë duke ruajtur pozitat dhe largësinë nga njëri-tjetri.
Tashmë gara për titullin kampion në Gjermani është dyshe dhe deri në fund të saj do luftojnë bavarezët dhe verdhezinjtë. Dortmundi ka mundur Gladbahun në fushën e tij, kurse bavarezët kaluan me lehtësi Frankfurtin.
Në kampionatin anglez, të bie në sy fitorja e thellë e Mançester Junajtid, suksesi i parë për trajnerin Solskjaer që zëvendësoi portugezin Murinjo që u largua para dy ditësh si dhe humbjet e papritura të Çelsit dhe Mançester Sitit, ndërkohë që Liverpuli fitoi dje duke u shkëputur në krye.
Në Itali, të bie në sy humbja e Milanit në shtëpi ndaj Fiorentinës dhe hapi fals i Interit që u barazua në minutën e fundit kur ishte duke fituar ndaj Kievos.
Në Spanjë Barcelona fitoi lehtësisht ndaj Selta Vigos dhe ruan largësinë ndaj Atletiko Madridit. Real Madridi nga ana tjetër ka qenë pushim pasi merr pjesë në Kupën e Botës për klubet.