Policia e Gjirokastrës është vënë nën alarm pas një telefonate anonime. Mësohet se pas një mesazhi të mbërritur mbrëmjen e shkuar lidhur me Lazaratin, policia ka rrethuar Lazaratin.
Telefonuesi anonim kishte raportuar për një përplasje mes dy grupeve rivale në fshat, dhe policia rreth orës 22:00 të mbrëmjes ka nisur operacionin për rrethimin e Lazaratit.
Policia ka ushtruar kontroll edhe në varrezat e fshatit, mirëpo nuk ka gjetur asgjë dhe më pas është larguar.