Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj i shqetësuar për “moralin” e shoqërisë: Nga 1 marsi stripclub-et zhvendosen nga Tirana


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Velaij i ka hapur luftë stripclub-eve.

Që prej datës 1 mars, këto biznese nuk do të lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre më në kryeqytet. Këto aktivitete të zhvendosen në periferi apo zona të caktuara.

Propozimi ka ardhur nga vetë kryetari i bashkisë  Erion Veliaj dhe është pranuar njëzëri nga Këshilli Bashkiak.

Po ashtu, që prej vitit 2019 licencën për këto aktivitete, do ta japë vetëm bashkia e Tiranës.

“Të gjitha stripclub-et në Tiranë, afati është deri në 1 mars për t’u larguar nga zonat e banuara të qytetit të Tiranës. Nuk është normale që përballë çdo shkolle ka strip-klabe, ka ardhur koha ti përzëmë nga qyteti. Me këtë vendim, është bashkia e Tiranë që jep autorizimin final për çfarëdolloj biznesi”, është shprehur Veliaj.

Ky vendim u mor në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *