Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Tabaku sqaron nëse do kandidojë


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka sqaruar zërat lidhur me kandidimin e mundshëm, të saj për Bashkinë e Tiranës.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ku deklaroi se forca politike ku bën pjesë do të ofrojë kandidaturën më të mirë për sa i përket garës elektorale të verës që vjen.

“Janë përfolur shumë emra për Bashkinë e Tiranës, sigurisht që ndjej kënaqësi dhe vlerësim por nuk besoj që do të jetë ky rasti. PD ka hapur një proces për kandidimin  për Bashkinë e Tiranës ku janë duke u dëgjuar strukturat ku do të ketë konsultime me shumë palë. Ajo që dua të them është që kushdo që do të kandidojë për bashkinë e Tiranës mua do të më ketë në krah për ti bërë opozitë Erion Veliajt, për ta detyruar që të largohet nga ajo karrige dhe për t’i ofruar qytetit një model politikani ashtu siç e meriton Tirana.” – tha Tabaku.

Ajo theksoi se Tirana meriton një kryetar bashkie të denjë që është në shërbim të qytetarëve dhe që nuk i nëpërkëmb ata.

“PD do të ofrojë një kandidaturë shumë herë më të mirë se ajo që ofron sot Bashkia e Tiranës dhe e përsëris kushdo të jetë kandidatura unë do të jem në krah, ashtu siç isha me Halim Kosovën për të bërë opozitën më të mirë të mundshme dhe për ti ofruar qytetarëve të Tiranës, dikë që i respekton ata dhe pronat e tyre dhe nuk i nëpërkëmb.” – shtoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *