Vendosni fjalën kyçe....

Flet Dorian Protoduari: Sander Lleshi kishte dhënë urdhër që të gjithë të ishim në burg


Pas lirimit nga burgu ka folur së fundmi Dorian Protoduari,  një nga protestuesit e Unazës së Re. Ai ka deklaruar se ndaj tij në 22 nëntor është ushtruar dhunë nga policia.

Gjatë protestës më thanë ik se do të shoqërohesh. Kam ikur në spitalin Ushtarak për arsye se nëna ime ishte atjë në spital. Papritmas shikoj një lum policësh në trupin tim dhe unë thash nuk jam Klement Balili që më arrestoni kështu dhe pa asnjë lloj argumeti. Kam kërkuar në ambientet e dhomave të shoqërimit që të më hiqnin prangat dhe nuk m’i hoqën. Kam kërkuar ujë dhe as ujë nuk më është dhënë.

Më kanë mbajtur 8 orë të lidhur me pranga dhe mbas kaq orësh na morën për të na prerë fletët e arrestit.Ka pasur mbi 20 punonjës policie, ishte një presion i hapur psikologjik që na është bërë. Lleshaj ishte në ambientet e drejtorisë së policisë dhe nuk më ka parë. I kanë thënë çfarë të bëjmë me këto dhe ka thënë tekstualisht: “i dua të gjithë në burg”. Para gjykatës dolëm 11 veta dhe të gjithë kishiim të njëjtat akuza dhe ato u liruan. Dhe doli hapur se dënimi për mua ishte politik.

Dola protestova dhe kam pasur vetëm megafonin në dorë. Të gjithë të paraburgosurit dua ti falenderoj sepse na kanë pritur si heronj. Stafi ditët e para ka qenë shumë korrekt. Mbas telefonatës që kam bërë në Fax News, ka ardhur një kontroll thu se çfarë bëra. Unë nuk kërcënova njeri. Pas telefonatës ka ndryshuar qendrimi i stafit të burgut. Në momentin kur tentoja të merrja ndonjë tv në telefon më ndërpritej telefonata. Dhunë ndaj meje është ushtruar gjatë shoqërimit.

Në atë protestë ka qenë policia që na ka provokuar e para. Bindja ime, askush nga ne nuk ka ardhur me kapsolla me vete dhe mendoj se kapsollat i ka patur policia vetë. Dhe besoj ka pasur FRESSH-stë.”, u shpreh ai për “Fax News”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *