Lulzim Basha, kreu i PD-së ka denoncuar së fundmi se Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës pasi do pastrojnë 60 milionë euro të krimit me anë të ndërtimeve të Edmond Begos.
“Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve! Këtë e bënë vetëm që t’i hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, ku do të pastrohen 60 milion euro të krimit. Ndaj ata nuk e duan Vetingun në politikë!”, shprehet Basha në Twitter.
Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve! Këtë e bënë vetëm që ti hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, ku do të pastrohen 60 milion euro të krimit. Ndaj ata nuk e duan Vetingun në politikë! pic.twitter.com/PR2U11hHgE
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 23, 2018