Pasi ish-kryeministri Sali Berisha e quajti një akt të pashembullt ndalimin e fishekzjarreve për festat e fundvitit ka reaguar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Lleshaj shkruan në Twitter se “ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike dhe jetës njerëzore”.
“Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se në vendet normale, festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë”, shkruan më tej Lleshi.
Reagimi i plotë i Berishës:
“Me një akt të pashembullt në botë, tre mender ministra marjoneta, klloun në duart e një skizoidi vendosin të bllokojnë pa asnjë motiv shitjen e fishekzjarreve në mbarë vendin. Shqiptarët për herë të parë, madje në dallim edhe nga Korea e Veriut, do të kenë një vit të ri pa fishekzjarre. As Babai shpirtëror i Edi Ramës, Hitleri shqiptar i Pasluftes, Enver Hoxha nuk mori ndonjëherë një vendim të tillë. Ato ndalohen vetëm e vetëm nga frika se mos studentët apo qytetarë të revoltuar gjuajnë me fishekzjarre Edvin Kistaq Frikacakun”.