Vendosni fjalën kyçe....

Pas tensioneve mes tyre, Meghan Markle po mendon të pajtohet me të atin


Kanë replikuar me njeri tjetrin në distancë dhe gjithmonë është përfolur për një marrdhënie jo shumë të mirë mes tyre. Fjalën e kemi për Meghan Markle dhe babain e  saj, Thomas Markle.

Babai i dukeshës ka dalë shpesh në deklarata kundër të bijës, por duket se ka vendosur që këtyre t’u japë fund njëherë e mirë. Një ekspert i familjes mbretërore ka thënë se Thomas i është lutur mbretëreshës Elizabeth që ta ndihmojë të pajtohet me vajzën e tij. Për shkak të kësaj, të gjithë kanë filluar ta nxisin Meghan që të zgjidhë të gjitha problemet përpara se babai i saj të ndërrojë jetë, duke qenë se ai është i madh në moshë dhe ka probleme me shëndetin.

Ende Markle nuk ka marrë një vendim në lidhje me marrdhënien e saj me babain.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *