Vendosni fjalën kyçe....

Studentët nuk dorëzohen: Rikthehemi në 28 dhjetor përpara kryeministrisë


Prej ditësh me radhë studentët edhe pse me pushime, po vijojnë të protestojnë para kryeministrisë për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Ato shprehen se protesta vijon, megjithëse të paktë në numër ato theksojnë se nuk do të dorëzohen dhe do të qendrojnë aty. Gjithashtu ato i bënë thirrje çdo studenti në Tiranë dhe çdo qytetari që ti bashkohet kazuës së tyre.

“Dje nisëm 9 kartolina, por kryeministri nuk ka ka dënjuar që të kthejë përgjigje. Sot kemi nisur 9 tullumbace meqë kryeministri nuk është ekzistent, do të nisim babasgjyshit se ai është më ekzistent.

Bojkotimi i auditoreve do të vazhdojë dhe në Janar. Gjithashtu do të vijojmë të qendrojmë dhe këtu. Ftojmë të gjithë studentët që jetojnë në Tiranë, janë të lutur të na bashkohen. E gjithë kjo kauzë do të marrë një përfundim pozitiv që kërksat tona të përmbushen. Gjatë ditëve në vijim edhe diaspora do të na bashkohet me këtë kauzë.  Jemi këtu për të ngjallur shpresën e një shqiptari për një të ardhme më të mirë. Kushdo që ndjen veten të përfaqësuar në kauzën tonë i ftoj me zmër që të bëhen pjesë e kerkesave tona.”- u shprehën studentët.

Ndërkohë një nga studentët akuzoi mediat se nuk po e pasqyrojnë protestën e tyre me pretekstin se protesta është ndalur.

“Falenderojmë Fax News, pasi mediat e tjera nuk e po e transmetojnë. Po na bëhet një terr informativ duke dashur që të thonë protesta do të ndalet. Më ftuan në një studio televizive dhe e anuluan duke thënë se intervista do të zhvillohet pas vitit të ri. Ne do të jemi çdo ditë këtu nga orë 10-12 për të protestuar.”- u shpreh ai.

“Me datë 28 dhjetorë protestës sonë do i bashkohet edhe diaspora, ndaj ftojmë të gjithë shqiptarët që atë ditë të jenë me ne, për një të ardhme më të mirë”.-tha njëri nga studentët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *