Në lidhje me sulmin e rëndë që ndodhi në revistën satirike Charlie Hebdo në 2015 një person është deportuar nga autorittet franceze.
Zyra e Prokurorit në Paris tha se Peter Cherif është dërguar për në Francë, pasi së fundmi ishte arrestuar në Xhibut. Ndaj tij janë ngritur akuza lidhur me sulmin e vitit 2015.
Cherif besohet se ka qenë në kontakt me dy vëllezërit që kanë kryer sulmin ndaj punonjësve të Charlie Hebdo.
Ministria e Mbrojtjes së Francës tha se Cherif ka luajtur “rol të rëndësishëm në organizimin” e sulmit ndaj Charlie Habdo, ku u vranë 12 persona. Cherif raportohet të ketë udhëtuar në Irak dhe Siri në fillim të viteve 2000 dhe ka qenë në arrati nga autoritetet franceze që prej vitit 2011.