Vendosni fjalën kyçe....

Trump emëron Sekretarin e ri të Mbrojtjes


Presidenti amerikan ka vendosur të largojë nga detyra që në 1 janar Sekretarin e Mbrojtjes James Mattis, edhe pse ky kishte thënë se do të jepte dorëheqjen zyrtarisht dy muaj më vonë.

“Jam i lumtur të njoftoj se zëvendës Sekretari i talentuar i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, do të marrë rolin e Sekretarit të Mbrojtjes në detyrë që nga 1 janari 2019. Patrick ka një listë të gjatë me arritje ndërsa ka shërbyer si zëvendës dhe në detyrat e mëparshme. Do të jetë fantastik!”, shkroi Trump në një postim në Twitter.

Të enjten, Mattis deklaroi publikisht dorëheqjen përmes një letre ku shprehej se pikëpamjet e tij nuk ishin tërësisht në linjë me ato të Presidentit.

Ishte vetë Trump që tha më pas se Mattis do të largohej në fund të shkurtit, por sipas CNN, vendimi për largimin e tij më herët nga sa ishte planifikuar erdhi për shkak të vëmendjes së madhe mediatike që historia mori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *