Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ka deklaruar së fundmi për rrëzimin e dekretit të Metës nga parlamenti se në fakt është rrëzuar parlamenti.
“Nuk është rrëzuar dekreti i Presidentit, është rrëzuar Parlamenti, pasi është rrëzuar në mënyrë antikushtetuese, është dhunuar Parlamenti. Nuk ka më Parlament pas asaj procedure. Dhe deri ditën që do vendoset në vend ajo procedurë ne do ta ndjekim dhe penalisht të gjithë ata që kanë falsifikuar procedurën. Pasi ju duhet ta dini që formalisht dekreti i Presidentit ka ardhur në 12 e gjysmë të drekës. Është bërë një mbledhje e rrufeshme në një vrimë të Kuvendit në orën 7 dhe është sjellë për votim në orën 10.”, u shpreh Vasili për “Fax News”.
Sipas tij oligarkët porosisin ligje, kryeministri i bën dhe ata dhunojnë Parlamentin.
Fjala e plotë:
Problemi është shumë i thjeshtë. Nuk është rrëzuar dekreti i Presidentit, është rrëzuar Parlamenti, pasi është rrëzuar në mënyrë antikushtetuese, është dhunuar Parlamenti. Nuk ka më Parlament pas asaj procedure. Dhe deri ditën që do vendoset në vend ajo procedurë ne do ta ndjekim dhe penalisht të gjithë ata që kanë falsifikuar procedurën. Pasi ju duhet ta dini që formalisht dekreti i Presidentit ka ardhur në 12 e gjysmë të drekës. Është bërë një mbledhje e rrufeshme në një vrimë të Kuvendit në orën 7 dhe është sjellë për votim në orën 10.
Çdo qytetar duhet ta dijë cilat janë rregullat parlamentare që të kuptojë çfarë themi. Sapo vjen dekreti i Presidentit, ai bëhet pjesë e Parlamentit dhe shkon që të punohet në komisionet përkatëse. Dhe asnjë gjë nuk futet dot në sallën e Parlamentit, pa u depozituar 48 orë përpara. Asgjë nuk mund të futet. Pse 48 orë përpara, i jepet kohë për tu njohur, për të njohur deputetët, për të përgatitur amendamentin në qoftë se kanë. Pra kjo procedurë që siguron seriozitetin, normalitetin, zbatimin e rregullave është dhunuar si asnjëherë. Dhe kur ka pasur Parlamenti me 120 vota mazhoranca, kurrë dhe në kushtet më të zeza dhe në vitin 1997.
Pra ky është momenti i zhbërjes së Parlamentit. Dhe kjo është prova e pakundërshtueshme, ndërmjet shumë provave që kemi sjellë, që marrëdhënia e kushtëzuar që ne kemi pasur me atë Parlament, ka qenë qëndrimi më i drejtë pasi aty falsifikimi dhe shqyerja e rregullave të parlamentit është bërë realitet. Asnjë Parlament i majtë apo i djathtë nuk ka guxuar të vijë në këtë pikë. Dhe çdo vendim i marrë atje është nul, i paligjshëm. Jemi përballë një Kryeministri i cili e ka thënë dhe publikisht, që principi i tij ishte kush fiton më shumë, paguan më shumë. Dhe në këtë pikë ka mbajtur dhe qëndrime publike. Unë kam bërë një postim ku kam sjellë deklaratat e këtij Kryeministri që thoshte, meqë na kanë thënë parti oligarkësh ne e kemi çuar 15% Pra e kemi rritur.
Po çfarë ndodhi, nga 15% taksimi mbi dividentin, pra mbi të ardhurat e bënë 8%. Ça do të thotë? Këto 7% se ata që realizojnë të ardhura të mëdha janë biznese të mëdha. Pra qindra milionë euro që duhet të ishin në arkat e shtetit, për të bërë ato konviktet që janë në gjendje të mjeruar, mizerabël, që kryeministri njëherë i inspekton virtualisht dhe mbasi bëri denoncimin nga znj. Kryemadhi shkon tani ti bëjë live. Ky është një Kryeministër tragjikisht qesharak, i tharë në ide dhe në mendime. Dhe jo vetëm aq por dekreti i rrëzuar, evidentonte që ligji është qartësisht antikushtetues. Pse? Sepse i ka dhënë në kundërshtim me Kushtetutën, efekt prapaveprues. Ky ka efekte përpara hyrjes së tij.
Kushtetuta është e qartë dhe thotë që të gjitha ligjet që rregullojnë marrëdhëniet e karakterit fiskal, hyjnë në fuqi dhe këto marrëdhënie janë nga sot e pas, pasi ndërkohë kushdo që ka pasur ka ndërtuar marrëdhënie sipas normave dhe sipas rregullave dhe përqindjeve që shteti ka caktuar. Këtu është shkelur Kushtetuta sepse në mirëkuptim me njeri-tjetrin, qeveri-oligarki, oligarkët nuk kanë ndarë dividentit, e kanë mbajtur pa ndarë duke deklaruar bilance të rreme. Tani që qeveria u bën këtë favor, dhuratë shumë të madhe ata deklarojnë dividente dhe sigurisht këtë copën me 7%, i japin dhe një dhuratë të majme qeverisë që të mbushë xhepat e saj. Pra kemi tre elemente. Një rrëzim banditesk në Parlament.
I cili është një vepër e mirëfilltë penale se ka shpërdorim detyre. Llogarisni që medemek edhe relacioni i Komisionit të Ligjeve dhe kërkesa e Grupit Parlamentar për ta votuar qenkan protokolluar në nëntë të darkës në zyrat e Kuvendit. Ju e dini që zyrat e Kuvendit mbyllen sepse kanë orar. E dyta kanë miratuar një ligj antikushtetues të cilin dekreti i Presidentit e evidenton qartë që është shkelur Kushtetuta pasi nuk mund të ndodhë kjo gjë.
E treta gjithçka që Edi Rama ka thënë që kush punon më shumë paguan më shumë sot është rrënuar. Dhe s’ka një qytetar të qetë dhe gjakftohtë që nuk kupton që ka një mashtrues përpara pasi ndërkohë që taksat tuaja ju do t’i paguani një për një, taksat e oligarkëve bien. Dhe do të jap dhe një shembull shumë të thjeshtë. Kushdo që ka një rrogë 1 milion e gjysmë lekë të vjetra ose më shumë paguan 20% tatim ju e dini. Tani ky oligarku për 1 milion e gjysmë fitim paguan vetëm 8%. Pra 3 herë më pak. Dhe ky njeri që rropatet me djersën e ballit të fitojë rrogën do paguajë %, ky oligarku që do ndajë fitimin e tij paguan 8%. Këto sqarime besoj janë shteruese për do qytetar për të parë do të thotë mashtrim i kryeministrit, unë e kam quajtur metaforikisht këlyshi i tyre, i oligarkëve. Dhe farë Parlamenti, i cili është zhbërë si Parlament, është shndërruar thjesht në vegël.
Oligarkët porosisin ligje, kryeministri i bën dhe ata dhunojnë Parlamentin. Parlament nuk ka më pas asaj procedure. Tani do ndjek të gjitha procedurat, jo vetëm parlamentare të cilat janë të qarta, por edhe procedurat penale. Kush paskan qenë këta që e paskan protokolluar në mes të natës? Cilët janë këta punonjës të Parlamentit që kanë guxuar ta fusin në rend të ditës? Pse nuk janë shpërndarë materialet përkatëse në Parlament? Kush guxoi ta fusë në proces votimi një procedurë që nuk mund të futet kurrë në votim, s’ka ndodhur të futet kurrë. Ju e dini ne kemi bërë kërkesë thjesht për tu futur në program, kur paraqitëm amendamentet një javë më përpara dhe ajo kërkesë u votua. Kjo u fut dhe u rrëzua si dekret. Pra është shumë e qartë për këdo që këtu kemi të bëjmë me një uzurpim banditësh që kanë kapur qeverinë dhe Kuvendin.