Vendosni fjalën kyçe....

‘Je vrasës gjakftohtë’, debati i ashpër mes Erdoganit dhe kryeministrit izraelit


Gjatë fundjavës ka pasur përplasje të ashpra mes presidentit të Turqisë Rexhep Tayp Erdogan dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

Të dy kanë akuzuar njëri-tjetrin për kryerjen e masakrave kundër civilëve. Benjamin Netanyahu e quajti  Erdoganin si një “pushtues të Qipros veriore”, duke thënë se ushtria turke “masakron gratë dhe fëmijët në fshatrat kurde”.

Udhëheqësi turk u përgjigj ditën tjetër. Ai e cilësoi kryeministrin izraelit “zërin e shtypësve”, i cili kryen krime kundër palestinezëve. “Netanjahu, ju jeni mizor. Ju jeni kreu i terrorit të shtetit, “tha Erdogan.

Sulmi i Erdoganit ndaj kryeministrit izraelit u pasua nga disa zyrtarë të lartë turq, duke përfshirë Ministrin e Jashtëm Mevlut Çavusoglu. Ai e quajti Netanjahun një “vrasës me gjak ftohtë”, i cili është përgjegjës për “masakrat e palestinezëve të pafajshëm”. Zëdhënësi dhe kryekomandanti i Erdoganit, Ibrahim Kalin, gjithashtu kërkoi që Izraeli të përfundojë “okupimin e paligjshëm të palestinezëve”.Netanjahu u kundërpërgjigj duke e quajtur Erdoganin një “diktator antisemitik”, i cili është “i fiksuar me Izraelin”.

Burimi: RT

 

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *