Vendosni fjalën kyçe....

Milan dhe Chelsea mendojnë shkëmbimin Morata-Higuain


Eksperienca në Milano për Higuain, i prezantuar bujshëm katër muaj më parë si shpëtimtari i kuqezinjve, tashmë duket se është drejt fundit.

Sipas “Sportmediaset.it”, Milan dhe Chelsea po përfundojnë detajet e një shkëmbimi aspak të lehtë, por gjithsesi gati të paevitueshëm. Higuain në Londër te Sarri, ndërsa Alvaro Morata në Milano.

Dy janë skenarët e realizimit të shkëmbimit: I pari, Higuain te Chelsea në huazim, gjithmonë me miratimin e Juventus, me lirinë e zgjedhjes në qershor, për ta blerë ose jo, ndërsa në anën tjetër, Morata te Milan për 18 muaj, gjithmonë në huazim.

E dyta, shkëmbim huazimesh për gjashtë muaj dhe shkëmbim kartonash në barazi në qershor, me blerjen e Pipitas nga ana e Milan. Dy rrugë, me një konkluzion të vetëm logjik dhe në këtë moment të pakthyeshëm, argjentinasi shkon te Sarri, ndërsa spanjolli merr fanellën me numrin 9 te kuqezinjtë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *