Dalin pamjet nga cunami që shkaktoi kërdinë në Indonezi, kur një valë gjigande mori përpara skenën në një shfaqje live të grupit muzikor të xhazit të quajtur ‘Shtatëmbëdhjetë’.
Një anëtar i grupit ka vdekur dhe disa të tjerë janë shpallur të humbur.
Videoja, e cila zgjat më pak se një minutë, tregon publikun në Tanjung Lesung Beach Resort në West Java.
Papritmas vala gjigande afrohet dhe merr përpara gjithçka mundet.
Seventeen band yg menjadi korban Di Tanjung Lesung,Banten#Banten #Anyer #Selatsunda #prayforanyer pic.twitter.com/zpETu89zsy
— ig @IGERS.BANTEN (@IgersBanten) December 23, 2018
Këngëtari kryesor i grupit, Riefian Fajarsyah, përmes një videoje në rrjetet sociale tha se një anëtar i grupit, bateristi Muhammad Awal Purbani, 36 vjeç, i quajtur Bani dhe menaxheri i tyre rrugor Oki Wijaya, kishin vdekur.
Të paktën 281 persona kanë vdekur dhe mbi 1,000 të tjerë janë plagosur pasi cunami ka goditur në zonën perëndimore të Indonezisë, jashtë brigjeve të Sumatrës. Njëzet e tetë persona ende nuk janë gjetur.
Ndërkohë, numri i të vdekurve pritet të rritet më tej, pasi në disa zona të largëta ende po kërkohet për të mbijetuarit.
Zyrtarët thanë se cunami u shkaktua nga një kombinim i faktorëve, veçanërisht nga aktiviteti vullkanik në vullkanin Krakatoa dhe një valë jonormale të lartë për shkak të një hëne të plotë.