Vendosni fjalën kyçe....

Turqia midis Rusisë dhe SHBA, pas S-400 ruse, ble sistemin antiraketor amerikan


Blerja nga Turqia e raketave amerikan antiraketore të tipit “Patriot” nuk ka asnjë impakt në kontratën e arritur me Rusinë për të blerë sistemin konkurent nga Rusia, S-400, theksoi sot presidenca turke.

“Kontrata për modelet S-400 është mbyllur dhe bateritë e para duhet të vijnë në tetor”, deklaroi për median zëdhënësi i presidencës, Ibrahim Kalin.

“Oferta amerikan për të na shitur modelet ‘Patriot’ nuk ndryshon asgjë në këtë aspekt, sepse ne nuk e konsiderojmë secilin sistem si një alternativë ndaj tjetrit”, theksoi ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *