Vendosni fjalën kyçe....

Shkrumbohet tregu i Laçit, tregtarët: Na kishin kërcënuar por policia s’veproi



Një zjarr i madh ka përfshirë sot tregun industrial në qytetin e Laçit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë kanë mbërritur në vendngjarje pas alarmit të dhënë dhe po punohet për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë tregtarët thonë se kanë pësuar miliona lekë dëme si pasojë e flakëve që kanë përfshirë tregun në rreth 800 metra katrorë. Edhe një banesë pranë tregut, mësohet se është djegur në pjesën e përparme të saj.

“Mua më ka shkaktuar mbi 60 milionë lekë dëme. Zjarri ka marrë për një herë. Jo sdi gjë. Dy llamba kanë qenë, s’e ka nga energjia elektrika, s’ma merr mendja.”, tha një prej tregtarëve.

 “Unë shes rroba të vjetra. Rreth dy milionë e më tepër lekë të vjetra. Ka katër vjet që punoj në këtë treg, hera e parë që kjo ndodh. Ka qenë një roje nate, vetëm një roje. Të them të drejtën mua më lajmëruan në tëlefon, kur erdha unë këtu ishte shkrumbuar çdo gjë.”, tha një tjetër tregtar.

Sipas një pjese të tregtarëve, roja ka qenë larg ambientit pasi ka qenë orari për t’u larguar nga puna. Sakaq, policia i ka kërkuar operatorëve të qëndrojnë larg tregut, pasi janë edhe dy bombola gazi që ndodhen në pjesën e tregut dhe rrezikojnë që të shpërthejnë.

Një grua tregtare, tha për “reporttv” se vetëm një javë më parë një person i kishte kërcënuar se do t’i vinte flakën tregut, por policia nuk kishte reaguar.

“Këtu fajin e ka vetëm shteti. Ka një javë që na paralajmëron se do të na vendosë zjarrin. E kisha me borxh dhe pa borxh për të jetuar për fëmijët e mi. Na kanë kërcënuar këta që janë në konflikt me tokën këtu. Erdhi policia dhe nuk e shoqëroi burrin. Janë 70 tregtarë që kanë humbur mallin dhe djersën këtu. Kanë jetuar me këto lekë. Kemi hyrë borxh me mund dhe djersë. Kush do na përgjigjet ne. Kam punuar me 3 mujor në Greqi dhe erdha e hodha lekët këtu. 3-4 mln lekë i kam humbur unë. Ka të tjerë që kanë humbur 10 mln lekë”, tha zonja.

Po ashtu disa tregtarë të tjerë kanë rrëfyer se kanë gjetur shishe benzine pranë tregut të shkrumbuar në një hapësirë prej rreth 800 metra katrorë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *