Vendosni fjalën kyçe....

Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës, rrihen në studio deputeti dhe analisti (VIDEO)


Ka raste që debatet televizie përfundojnë edhe me përleshje fizike në studio. Kjo ka ndodhur së fundmi në një studio televizive në Ukrainë dhe shkak është bërë tema e konfliktit me Rusinë.  ‘Sputnik’ raporton se deputeti ukrainas Igor Mosiyçuk është konfliktuar gjatë një transmetimi live në Tv News One me analistin dhe ekspertin e shkencave politike,  Aleksandr Semçenko.

Mosiyçuk akuzoi analistin Semçenko se paguhet nga lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadirov për të bërë propagandë për Rusinë. Semçenko reagoi duke e quajtur deputetin të sëmurë mendor, çka bëri që ky i fundit ta sulmonte analistin. Sherri me tyre shihet qartë në videon e mëposhtme.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Ib9XM3giXEs

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *